Flash News

E-TJERA

"Ne merremi me opozitën ", Lubonja: Aktori kryesor që ka tjetërsuar zgjedhjet në Shqipëri, partia në pushtet

"Ne merremi me opozitën ", Lubonja: Aktori kryesor që ka

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën e opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit.

I ftuar në News 24, Lubonja tha se faktori kryesor që tjetërson zgjedhjet në Shqipëri është partia në pushtet, teksa debati kryesor nuk duhet të jetë ndryshimi i opozitës.

Sipas metaforës së tij opozita është e vrarë dhe nuk duhet marrë më shumë me gabimet e saj se sa me faktin që në Shqipëri nuk ka zgjedhje të ndershme.

Sa i përket përpjekjeve të opozitës në Bruksel, teksa pritet të vijë një mision faktmbledhës në Shqipëri nga PPE, Lubonja shton se jetojmë ende në vasalllëk që presim nga Porta e Lartë shkarkimin e vasalit.

E para them se është se drejta e tyre të kërkojnë të drejtën e tyre. E dyta, mendoj se kur delegjitimohet një proces zgjedhor këtu nuk kemi të qartë, kam thënë rastin e Austrisë ku u anuluan zgjedhjet për dy raste, një qendër zgjedhore që u mbyll para afatit dhe diçka e ngjashme. Dy shkelje proceduriale. I shikoj edhe këto që thonë këta pjesë e një drame shumë më të madhe të delegjitimimit të votës. Ky muhabet më duket sikur i vrari është atje, i kanë futur thikat prapa shpine, pa fund dhe ekspertiza merret jo me atë që e vrau dhe iku por me disa gabime që ka bërë ky i vrari.

Këto janë shenja, simptoma të një psikologjie që akoma pas 30 vjetësh, nuk kemi ndërtuar dot zgjedhje të besueshme. Ndërkohë që janë simptoma anësore, aktori kryesor që ka tjetërsuar zgjedhjet në Shqipëri, partia në pushtet. Ne merremi me opozitën sipas mësimit të Ramës së fundmi ,që ky popull duhet të ndryshojë opozitën. Këto zgjedhje janë kështu. Si një garë me makinë, dy korsi opozita dhe qeveria, kjo korsia e opozitës ku i fus të gjithë është e mbushur me gropa, bomba, kjo korsia tjetër është autostradë. Del e para makina. Ne themi nuk e ka fajin rruga por makina. Si të rregullojmë makinën? Jo si të rregullojmë rrugën. Duhet rregulluar rruga, që të bëjmë zgjedhje të ndershme”, tha Lubonja.

Të fundit