Flash News

E-TJERA

Në mungesë të marrëdhënieve diplomatike, Turqia do të përfaqësojë në Shqipëri interesat e Iranit

Në mungesë të marrëdhënieve diplomatike, Turqia do

Më 7 dhjetor të vitit 2022, Shqipëria vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, pas sulmeve kibernetike që paralizuan faqet qeveritare dhe portalin e-Albania. Qeveria shqiptare dëboi diplomatët iraninë nga ambasada.

Në mungesë të marrëdhënieve diplomatike, Irani do të rikthehet në Shqipëri, por i përfaqësuar nga Turqia. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm Iranian, Hossein Amir-Abdollahian i cili tha se është arritur një dakordësi të hapet një seksion interesash në Shqipëri nëpërmjet Turqisë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, si pjesë e një bisede telefonike me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, Amir-Abdollahian falënderoi gjithashtu qeverinë turke për mbështetjen e saj në këtë drejtim.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Iranit kanë qenë të tensionuara prej vitesh për shkak të pritjes së vendit evropian të organizatës së grupit opozitar Mojahedin-e Khalq (MEK).

Tirana akuzoi Teheranin për kryerjen e një sulmi kibernetik kundër institucioneve shqiptare për të "paralizuar shërbimet publike dhe hakuar të dhënat dhe komunikimet elektronike të sistemeve qeveritare".

"Kjo përgjigje ekstreme është plotësisht në proporcion me gravitetin dhe rrezikun e sulmit kibernetik që kërcënoi të paralizojë shërbimet publike, të fshijë sistemet dixhitale dhe të hakojë të dhënat shtetërore, të vjedhë komunikimin elektronik të qeverisë në intranet dhe të ngjall kaos dhe pasiguri në vend," tha kryeministri Edi Rama.

Sulmi ndodhi rreth kohës së një konference të MEK. Në fillim të gushtit, firma e sigurisë kibernetike Mandiant shprehu "besimin e moderuar" se sulmuesit po vepronin në mbështetje të përpjekjeve të Teheranit për të prishur konferencën e MEK.

Të fundit