Flash News

E-TJERA

Në nder të ambasadorit të parë, si do të quhet rezidenca amerikane në Tiranë

Në nder të ambasadorit të parë, si do të quhet

Rezidenca zyrtare e ambasadorit amerikan në Shqipëri tashmë do të quhet “Shtëpia Ryerson”, në nder të ambasadorit Ëilliam Ryerson.

Ky i fundit është ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara që shërbeu në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist. Ambasada amerikane në vendin tonë u hap më 1 tetor të vitit 1991.

Ryerson vlerësohet me një kontribut të rëndësishëm, pasi ka shërbyer në vendin tonë në vitet e vështira të tranzicionit.

Ndryshimi i emërtimit të rezidencës u njoftua nga ambasadorja aktuale e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim, gjatë fjalës që mbajti në aktivitetin e 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Kim deklaroi: Dashuria e tij e vërtetë dhe e thellë për popullin e këtij vendi dhe vendosmëria e tij për të ndërtuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, ka qenë një model për çdo diplomat amerikan që nga viti 1991. Edhe sot, nuk e di nëse e dini këtë por edhe sot, nëse i shkoni për vizitë në shtëpi, ai ka aty flamurin amerikan dhe flamurin shqiptar që valviten krah njëri-tjetrit.

Në nder të ambasadorit të parë, si do të quhet
William Ryerson

Të fundit