Flash News

E-TJERA

Në ndjekje nga Guardia Di Finanza që dje, gomonia gjendet e djegur në Godull të Kurbinit

Në ndjekje nga Guardia Di Finanza që dje, gomonia gjendet e djegur

Gomonia e cila u ndoq dje për rreth 1 orë nga Frontex dhe Guardia Di Finanza në afërsi të brigjeve të Vlorës, është gjendur e djegur në Godull të Kurbinit në zonën pranë hidrovorit.

Mjeti i gjatë rreth 7 metra, me 3 motorë të fuqishëm, tentoi të futej në ujërat malazeze, por e pati të pamundur. Dyshohet se në bordin e gomones kishte 3 persona, të cilët mendohet se i përkasin kombësisë shqiptare.

Dyshohet se gomoni ka qenë e ngarkuar me lëndë narkotike.

Të fundit