Flash News

E-TJERA

Drejtori i bashkisë së Tiranës humbi jetën nga Covid-19, Veliaj përlotet në takimin me socialistët  

Drejtori i bashkisë së Tiranës humbi jetën nga Covid-19,

Gjatë fjalës së tij nga Asambleja Socialiste e Njësisë 8, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shfaqur i përlotur, teksa ka folur për mikun e tij, drejtor në Bashkinë e Tiranës Feti Fanaj.

Ky i fundit, humbi jetën tri ditë më parë nga COVID-19.

"Ne ishim këtu më përpara kur filloi viti shkollor edhe në atë takim e nisa duke bërë një dedikim për një mikun tonë i cili në atë kohë ishte sëmurë, Feti Fanaj.

Fatkeqësisht ai pasi punoi të gjithë verën për t'u siguruar që shkollat dezinfektoheshin, që higjienizoheshin, që bëheshin gati me të gjitha solucionet, që bëheshin gati me të gjitha rregullimet, me të gjitha riparimet, u sëmur dhe fatkeqësisht nuk e fitoi atë betejë.

Arsyeja se pse e them këtë është jo për të prishur gëzimin, por për të kujtuar që në një familje kemi gëzime, por kemi edhe hidhërime", tha Veliaj. 

Drejtori i bashkisë së Tiranës humbi jetën nga Covid-19,

Të fundit