Flash News

E-TJERA

Në një kampionat me Ronaldon, skuadra arabe i ofron shifrën marramendëse Messi-t

Në një kampionat me Ronaldon, skuadra arabe i ofron shifrën

Transferimi i Cristiano Ronaldos tek skuadra e Al Nassr ka rritur shumë popullaritetin e kampionatit arab, me sponsorët dhe kompanitë mediatike që bëjnë çmos që të fitojnë të drejtat televizive për të transmetuar ndeshjet e portugezit.

Megjithatë Ronaldos mund t’i bashkohet në “aventurën arabe” dhe rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi. Babai i argjentinasit është fotografuar në një hotel në Arabinë Saudite me dy persona të afërt me familjen mbretërore.

Sipas mediave skuadra e Al Hilal, që është rivale me skuadrën e Ronaldos, Al Nassr, është gati t’i ofrojë Messit 220 milionë euro në sezon.

Kjo pistë bëhet akoma më e besueshme duke ditur se argjentinasi është ambasadori i turizmit në këtë vend dhe Arabia synon të organizojë Botërorin e vitit 2030.

Të pasurit në një kampionat dhe përballë njëri-tjetrin Messin dhe Ronaldon, do ishte një “minierë ari” për klubet, por dhe për lojtarët vetë.

Të fundit