Flash News

E-TJERA

"Në PD ka njerëz të armatosur", gazetari: Pretendohet se Basha mbrohet nga një grup i ardhur nga Maqedonia e Veriut

"Në PD ka njerëz të armatosur", gazetari: Pretendohet

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha mbrohet nga një grup i ardhur nga Maqedonia e Veriut. Hoxha shtoi për "Opinion" se këto janë pretendime të cilat duhen të verifikohen.

Ndërsa anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Keltis Kruja është shprehur se në selinë e PD ka persona të armatosur që mbrojnë Bashën. Ai tha se personat e armatosur janë konstatuar ditën që sipas tij, u dhunuan zyrat e FRPD.

Pjesë nga diskutimi

Artan Hoxha: Po kishte njerëz të armatosur pasi njerëzit që shoqërojnë Bashën janë katër dhe janë të armatosur.

Blendi Fevziu: Janë të gardës?

Artan Hoxha: Po, pikërisht pra

Keltis Kruja: Kanë qenë njerëz të tjerë të armatosur kur ka ndodhur bastisja e zyrave të FRPD, sepse përmes një dere tjetër për te zyra e kryetarit të PD.

Artan Hoxha: Tek e Bashës.

Kletis Kruja: E kryetarit të PD, jo e Bashës. Në atë moment ka patur njerëz të armatosur për të cilët kanë referuar anëtarët e FRPD dhe janë identifikuar dhe do i bëjmë të ditur në një moment tjetër.

Artan Hoxha: Është pretenduar se një grup nga Maqedonia e Veriut kanë ardhur aty në mbështetje të kryetarit të PD. Është thënë që kanë ardhur, por duhen identifikuar.

 

Të fundit