Flash News

Ditari i Maxhorancës

Në përfundim të mandatit, Yuri Kim takon Etilda Gjonajn: Kontributi i saj në Reformën në Drejtësi po jep rezultat

Në përfundim të mandatit, Yuri Kim takon Etilda Gjonajn:

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me ish-ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj në përfundim të mandatit të saj në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Në një postim në Twitter, ambasadorja amerikane shkruan se Gjonaj është gruaja e parë në një pozicion të tillë kyç dhe kontribvuti i saj në Reformën në Drejtësi, ka filluar të japë rezultate.

Ambasadorja Kim shprehet se SHBA-ja do të vijojë mbështetjen për Refromën në Drejtësi në përputhje me standartet e BE-së duke siguruar që Shqipëria të jetë sa më afër SHBA-së.

"Une takova Etilda Gjonajn për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë - personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila - me kontributin e saj - ka filluar të japë rezultate. SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Flamurin e Shqipërisë. Shpresojmë që të gjithë udhëheqësit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standartet e Bashkimit Evropian dhe sjellin Shqipërinë më afër Shteteve të Bashkuara të Amerikës", shkruan Yuri Kim në Twitter.  

Të fundit