Flash News

E-TJERA

Në përgjimet e Prokurorisë edhe zyrtarë të lartë? Kreu i SPAK: Më shumë për çështje korrupsioni

Në përgjimet e Prokurorisë edhe zyrtarë të lartë?

Një raport i Prokurorisë së Përgjithshme bëri me dije se të paktën 3.664 shqiptarë janë përgjuar për një vit.

Kreu i SPAK, Arben Kraja, tha në një prononcim për mediet se pjesë e përgjimeve janë edhe zyrtarë të lartë kryesisht për çështje korrupsioni, p;or nuk pranoi të japë emra dhe më shumë detaje. Ai pohoi se hetimi ka qenë i frytshëm.

“Kemi përgjuar më shumë për çështje korrupsioni që janë zyrtarë të të gjitha niveleve, por nëse ua them ç’rëndësi ka hetimi. Patjetër janë një mjet për sigurimin e provës, një mjet për hetime proaktive me direktivat nga BE, iu rekomandua SPAK-ut të përdorë sa më shumë hetime proaktive”, u shpreh Kraja.

Mes 1500 të përgjuarve të SPAK ka dosje të përgjimeve të tenderave , të punësimeve të paligjshme apo edhe të drogës.

Të fundit