Flash News

E-TJERA

Në prag të mbylljes së Lotarisë, ambasada amerikane njoftim për aplikuesit

Në prag të mbylljes së Lotarisë, ambasada amerikane njoftim

Vetëm 9 ditë nga përfundimi i Lotarisë Amerikane, ambasada  e SHBA-së në Tiranë ka dalë me një njoftim për të gjithë aplikuesit.

Ambasada njofton se një person duhet të dorëzojë jo më shumë se sa një aplikim, në të kundërt do të skualifikohet. “Sezoni i Lotarisë Amerikane është këtu! Ju lutemi të dorëzoni vetëm NJË aplikim për person. Ata që dorëzojnë më shumë sesa një aplikim do të skualifikohen,” njofton ambasada në Facebook.

Kujtojmë se afati i fundit i aplikimeve për Lotarinë Amerikane këtë it përfundon më 10 Nëntor.

Të fundit