Flash News

E-TJERA

Në prag të zgjedhjeve, Bashkia Kukës shpërndan pako me ushqime falas

Në prag të zgjedhjeve, Bashkia Kukës shpërndan pako me

Është fakt që në prag zgjedhjesh Bashkitë i hedhin sytë nga qytetarët dhe “nevojat” që ata kanë. Kështu saga e ndihmabve në fushatë zgjedhore, për banorët dhe familjet me të ardhura nën mesatare, ka startuar dhe këtë vit.

Sot ishte radha e bashkisë Kukës të përfshihet në shpërndarjen e pakove ushqimore vetëm pak ditë nga dita e zgjedhjeve.

Që në orët e para të mëngjesit banorët e shtresave në nevojë ishin njoftuar nga përgjegjësit e Njësive Administdative të tërhiqnin pakot ushqimore pranë magazinave të bashkisë Kukës.

Ne Komuna na ka thirr, na kanë thënë të bashkisë japin. Në më dhënshin falimners, për jetimët i kam”, shprehen disa të moshuara për mediat.

Mua më ka njoftuar shefi i Komunës Imisht”, thotë një tjetër banorë.

Drejtori i Shërbimit Social në Bashkinë e Kukësit Albert Iseberi pretendon se ndihmat janë donacione të shoqatave që jepen për shtresat në nevojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe nuk kanë aspak lidhje me fushatën elektorale.

Janë nga shoqata e jetimëve të Balkanit që në muajin e Ramazanit ka sjellë 100 pako të shtresave në nevojë. Kemi shpërndarë ndihma pothuajse gjatë vitit. Nuk ka lidhje me fushatën elektorale”, shprehet ai.

Kodi zgjedhor parashikon se me fillimin e muajit të fushatës zgjedhore, ndalohet dhënia e ndihmave për qytetarët, pasi kjo konsiderohet si një mënyrë për të ndikuar votën e tyre.

Të fundit