Flash News

E-TJERA

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, OSBE ripërsërit thirrjen: Adresoni rekomandimet e ODIHR-it

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, OSBE ripërsërit

Në më pak se dy muaj nga zgjedhjet për pushtetin vendor të 14 majit, kreu i Prezencës së OSBE-së ambasadori Guido De Sanctis priti sot një takim me Kryetarët e Misioneve të Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare në Shqipëri për të shkëmbyer informacione dhe për të koordinuar ndihmën dhe qëndrimet për zgjedhjet.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi – i cili mori pjesë në një pjesë të takimit – i informoi pjesëmarrësit mbi përgatitjet e bëra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në prag të zgjedhjeve dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre. Ai falënderoi OSBE-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj KQZ-së.

Ambasadori De Sanctis foli për gjetjet e raportit të Misionit të Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR-it dhe kujtoi rekomandimet e mëparshme të OSBE/ODIHR-it që mbeten për t'u adresuar. Duke e konsideruar KQZ-në si një nga partnerët afatgjatë më të afërt dhe më të besuar, ai siguroi vazhdimësinë e mbështetjes ndaj këtij institucioni.

Të fundit