Flash News

E-TJERA

Në prag të zgjedhjeve vendore, administrata publike fryhet me punonjës

Në prag të zgjedhjeve vendore, administrata publike fryhet me

Megjithëse pjesa më e madhe e shërbimeve ofrohen online, për shkak të digjitalizimit, numri i punonjësve në administratën publike po vjen në rritje nga viti në vit.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e fundit të vitit 2022, administrate publike arriti në 184,396 persona ose 2,036 të punësuar më shumë në tremujorin e tretë. Punësimi privat në të njëjtën periudhë pësoi një rëie me 10 mijë persona.

Në prag të zgjedhjeve ka gjithmonë një tendencë për të fryrë administratën me punonjës, edhe nëse ata janë të përkohshëm.

Kryesisht një rritje e ndjeshme e punëismit në administratë vihet re në ndërmarrjet e pastrimit dhe gjelbërimit, si edhe ujësjellësi.

Të fundit