Flash News

E-TJERA

Në pranga babai me dy djemtë, kush janë të arrestuarit për vrasjen e Ramazan Mataj?

Në pranga babai me dy djemtë, kush janë të arrestuarit

Katër persona janë arrestuar si të dyshuar në vrasjen e Ramazan Mataj, 33-vjeçari që u gjet i ekzekutuar në makinë në Shkodër.

Të arrestuar janë tre persona të familjes Hasaj, babai Rrustem Hasaj 59 vjeç dhe dy djemtë Arjon Hasaj 29 vjeç, dhe Klinsmani 20 vjeç.

Njëri prej tyre, Arjon Hasaj dyshohet si autori kryesor, ndërsa dy të tjerët si bashkëpunëtorë.

Një prej të ndaluarve është kapur në pikën kufitare, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit dhe përfshirjen e të dyshuarve.

Të fundit