Flash News

E-TJERA

Në pranga për shpërdorim detyre, Vangjush Dako mbërrin në GJKKO

Në pranga për shpërdorim detyre, Vangjush Dako mbërrin

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku do të njihet sot me masën e sigurisë.

Dako është shoqëruar nga efektivët, ndërsa seanca pritet të nisë në orën 10:00.

Dalo u arrestua bashkë me ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve. Arrestimi i tyre u bë pasi u gjetën shkelje në dy raste.

Rasti i parë bën fjalë për një pallat që u nis 7 katësh në vitin 2010 dhe përfindoi me 11 katë ne vitin 2014, kohë kur doli edhe leja e pallatit. Ky i fundit u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit në të vitit 2019.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

Të fundit