Flash News

E-TJERA

Në pritje të Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Zef Mazi: Nëse procesi ndalet, është gabim strategjik i BE

Në pritje të Konferencës së Parë Ndërqeveritare,

Mbajtja ose jo e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për integrimin evropian të vendit, ka edhe 6 muaj kohë. Njëherazi do të vendoset nëse Shqipëria do ta vijojë rrugën e vetme në procesin e integrimit apo bashkime Maqedoninë e Veriut.

Kryenegociatori i Shqipërisë, Zef Mazi, e ka konsideruar gabim strategjik nga ana e Bashkimit Evropian, nëse vendos që procesi i integrimit të ndalet.

“Kjo përpjekje, deri sa të zgjidhet ngërçi që mund të kërkojë kohë të gjatë, nuk duhet të pengojë ecjen përpara të integrimit të Shqipërisë. Integrimi duhet të vijojë. Është gabim i madh strategjik i BE -së nëse procesi do ndalej. Ky është një hap krejtësisht legjitim, kërkesë krejtësisht e justifikueshme juridikisht dhe politikisht”, tha Mazi.

Bullgaria, vetoja e së cilës po mban ‘peng’ integrimin e Shqipërisë dhe RMV-së, deklaroi se Shqipëria duhej të vijonte e vetme në procesin e integrimit, duke kërkuar kështu hapur ndarjen.

Kryenegociatori i Shqipërisë ka shprehur rezervat e tij për deklaratat pro dhe kundër ndarjes.

“Nuk kuptoj se mbi çfarë baze juridike, legjislative, direktive të BE-së, apo tjetër, mbështetet qëndrimi “ndarja/mos-ndarja " e vendeve si Shqipëria e Maqedonia e Veriut”, shtoi Mazi.

Të fundit