Flash News

E-TJERA

Në protestë me dy shishe benzinë  me vete, policia e Shkodrës shoqëron dy të mitur

Në protestë me dy shishe benzinë  me vete, policia e
Foto ilustruese

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në komisariat dy të mitur, pak pasi nisi protesta e organizuar për vrasjen e Klodian Rashës.

Dy të miturve u janë konstatuar dy shishe me benzinë me vete, pak pas nisjes së protestës në sheshin ‘Luigj Gurakuqi’.

Për të shmangur incidente, si ato të javës së shkuar kur u thye dhe u dogjën sende materiale të selisë së PS në Shkodër, policia ka shoqëruar të miturit, përkatësisht 14 dhe 15 vjeç.

Të fundit