
Flash News
Përfundojnë pas më shumë se 3 orësh bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë
Zgjedhjet/ Misioni i ODIHR mbërrin në Shqipëri, zbardhet axhenda
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan për shkak të motit të keq, ARRSH thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes
Vritet një 32-vjeçar në Durrës breshëri kallashnikovi, detajet e para
'Kandidat për deputet në 4 zona', në sa qarqe do të kandidojnë, Rama, Basha e Kryemadhi në 25 prill?
Kryetari i partisë ose i koalicionit ka të drejtën të regjistrohet si kandidat për deputet në katër zona zgjedhore. Pas votimit ai mund të zgjedhë se në cilën zonë dëshiron të jetë deputet.
Ky është njëri nga ndryshimet e reja kushtetuese të Kodit Zgjedhor të miratuar në Kuvend me 5 tetor. Ndonëse jemi vetëm pesë muaj para zgjedhjeve, ende nuk ka shumë të dhëna se ku kanë vendosur të kandidojnë krerët e partive kryesore në vend.
E para që ka konfirmuar është kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Ditën kur strukturat e LSI e rikonfirmuan sërish kryetare, Kryemadhi zbuloi se një nga qarqet ku kishte vendosur të garojë në zgjedhjet e 25 prillit ishte Fieri.
“Do kandidoj në qarqet më të vështira. Monika s’ka frikë nga gara dhe zgjedhjet. Sot në këto kushte s’kam qëllim të jem veç kryetare e LSI, kam një mision: Ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e gjithë shqiptarëve! T’i kthejmë këtu, të vijnë të punojnë këtu. Të jenë vetë zot. Shqipëria të jetë pjesë e Europës. Kodi i ri zgjedhor na e ka dhënë këtë mundësi të garojmë në disa qarqe, Fieri do jetë një nga zgjedhjet e mia”, u shpreh ajo, ndërsa ka zëra se ajo do të kandidojë edhe në qarqet Tiranë dhe Elbasan.
Ndërkohë, sipas Top Channel, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të kandidojë vetëm në një zone zgjedhore, por duke mos dhënë më shumë detaje se cila do te jetë ajo.
Nga ana tjetër, kreu i PS dhe kryeministri Edi Rama ende nuk ka asnjë të dhënë se ku do ta shohim të kandidojë dhe përballë kujt në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
E drejta e kryetarëve për të kandidatuar në më shumë se një zone, nuk u mbështet së fundmi në një opinion paraprak nga opinioni paraprak i Venecias, i cili u kërkoi kryetarëve të partive politike të përmbahen për të mos kandiduar në disa zona, ndërsa pas zgjedhjeve te 25 Prill ekspertët e Komisionit kërkojnë shfuqizimin e kësaj mundësisë për liderët e partive politike.
Ditari politik





Të fundit

Fjoralba Ponari nuk do të jetë më pjesë e "E diell"
25 Janar 2021, 15:18

Meta: Të ulen tarifat në universitete për studentët, shqetësues largimi nga vendi
25 Janar 2021, 14:49
Arditit i del situata jashtë kontrollit në emision, hera e parë që i ndodh në 9 vite
25 Janar 2021, 14:36

BE pritet të shqyrtojë përgjigjen ndaj Rusisë për arrestimin e Navalnyt
25 Janar 2021, 14:22
BE kërkon përgjigje nga AstraZeneca për vonesat në shpërndarjen e vaksinave
25 Janar 2021, 14:14
Nuk respektuan masat anti-Covid, gjobiten me 14 mijë euro partitë politike
25 Janar 2021, 14:00
Përfundojnë pas më shumë se 3 orësh bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë
25 Janar 2021, 13:55

Manastirliu: Vaksinat e para të Covax vijnë në shkurt
25 Janar 2021, 13:41

Shkarkohet Lampardi, Chelsea mbetet pa trajner
25 Janar 2021, 13:02

Tërhiqen banorët, arrihet marrëveshja për ndërtimin e spitalit të Fierit
25 Janar 2021, 12:43
FSHF shtyn sërish rinisjen e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, shkak reshjet e shiut
25 Janar 2021, 12:26


Gjendet një person i pajetë në një përrua në Devoll, dyshimet e para
25 Janar 2021, 12:08
Jeta përtej iluzionit të së vërtetës
25 Janar 2021, 12:02


Për herë të parë në histori, Estonia do të drejtohet nga një kryeministre grua
25 Janar 2021, 11:23