Flash News

E-TJERA

Në shenjë falenderimi, artistët afganë i kushtojnë Shqipërisë një mural: Nuk do të harrojmë!

Në shenjë falenderimi, artistët afganë i kushtojnë

Një grup artistësh afganë, të cilët u vendosën në Shqipëri pasi vendi i tyre u pushtua nga regjimi taleban, kanë pikturuar një mural në Tiranë në shenjë falënderimi për vendin pritës.

Sipas Associated Press, murali është pikturuar në një pallat në qendër të Tiranës nga një organizatë vullnetare afganësh “Artlord”, ku shkruhet në shqip “Faleminderit Shqipëri! Nuk do të harrojmë.”

Në shenjë falenderimi, artistët afganë i kushtojnë

Nga ana tjetër, afganët i kanë drejtuar edhe një mesazh bashkëkombësve të tyre, si një shenjë për t’i mos harruar ata që kanë lënë pas. “Atdheu im, i lodhur nga persekutimi”, shkruhej në pashto afgane.

Murali paraqet një hartë të Shqipërisë të ndarë në shumë seksione duke iu referuar një karakteri multietnik të Afganistanit dhe një afgani që punonte.

Në shenjë falenderimi, artistët afganë i kushtojnë Në shenjë falenderimi, artistët afganë i kushtojnë

“Kjo është një nga mënyrat me të cilat ne duam të ngremë zërin e (kolegëve) tanë që janë marrë peng në shtëpi në Afganistan,” tha Omaid Sharifi, bashkëthemelues i “Artlords”. Shumica e veprave të tyre në Afganistan u shkatërruan nga talebanët, sipas Sharifi, i cili u bëri thirrje "njerëzve të botës të mos largohen nga ajo që po ndodh brenda vendit tonë".

Shqipëria ka strehuar rreth 2,400 të evakuuar afganë në hotele apo resorte turistike. Rreth 150 prej tyre tashmë janë larguar në vende të tjera. Pjesa tjetër do të qëndrojë në vendin e vogël ballkanik për rreth një vit derisa autoritetet në SHBA dhe gjetkë të përfundojnë përpunimin e vizave të tyre speciale të imigracionit.

 

Të fundit