Flash News

E-TJERA

Në Shkodër ende 908 ha nën ujë, Drejtoria Detare paralajmëron erëra të forta në bregdet

 
Në Shkodër ende 908 ha nën ujë, Drejtoria Detare
Foto Ilustruese

Pritet që datat 22-26 janar të sjellin reshje të dendura shiu. Për këtë arsye Ministria e Mbrojtjes u bëri thirrje bashkive që të marrin masa për të parandaluar përmbytjet.

Ndërkohë në Shkodër ende nuk është normalizuar situata nga reshjet e javës së kaluar. Bashkia e këtij qyteti bëri me dije se janë ende 908 hektarë sipërfaqe toke nën ujë, 665 ha janë të mbjella.

Ndërkohë vijon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta ndërsa Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Sakaq, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka paralajmëruar përkeqësim të motit mesnatën e 23 Janarit duke theksuar se bregdeti do të përfshihet nga erëra të forta. Ajo ka kërkuar bashkëpunim nga subjektet që ushtrojnë veprimtari në det për të marrë masat e nevojshme.

Të fundit