Flash News

E-TJERA

Në Shqipëri karburanti shitet më shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë

Në Shqipëri karburanti shitet më shtrenjtë se në

Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburantit në krahasim me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë Veriut, Kreshnik Bekteshi tha në ‘Opinion’ se një litër naftë në vendin e tij kushton 1 euro e 39 cent, ndërsa gazetarja Blerat Dalloshi Berisha tha se në Kosovës litri i naftës kushton 1 euro e 85 cent.

Ndonëse vende fqinje, në Shqipëri një litër naftë kushton 2.2 euro.

Fevziu: Sa e keni sot litrin e naftës?

Bekteshi: Për momentin e kemi 1 euro e 39 cent.

Fevziu: Aliaj sa e kemi ne?

Aliaj: Ne kemi 2.2 euro. Ky është krahasim më kot që bëhet, duhet ti vëmë kostot që vijnë nga taksat ti bësh në kushtet e barabarta një shtet e me një tjetër.

Fevziu: Sa është çmimi i naftës për litër në Kosovë?

Blerat Dalloshi Berisha: Deri në 1 euro e 85 cent ka shkuar sot.

 

Të fundit