Flash News

E-TJERA

“Në Shqipëri, no problem”, Kozaku ndëshkohet me 1 milionë lekë gjobë

“Në Shqipëri, no problem”, Kozaku ndëshkohet me 1

Personazhi i TikTok, Kozak Braçi, është gjobitur nga policia me 1 milionë lekë gjobë për ndotje të ambientit.

 Kozaku ka hedhur mbeturina nga makina, video të cilën e kishte publikuar edhe në rrjetet sociale.

Forcat e Komisariatit Nr.4 e identifikuan dhe zbuluan se video ishte bërë disa kohë më parë. 32-vjeçari Kozaku u gjobit me 1 milion Lekë të vjetra, teksa po hetohet në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas duke hedhur mbeturina nga dritarja e automjetit në lëvizje, ku ishte pasagjer, kryen verifikimet për nxjerrjen e këtij shtetasi, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i verifikimeve u konstatua se videoja e publikuar ishte regjistruar para disa kohësh, si dhe u identifikua shtetasi që kreu shkeljen, konkretisht K. B., 32 vjeç Ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në përfundim të këtyre veprimeve, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, dhe nenit 15 të Kodit Rrugor, 32-vjeçari u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë.

Gjithashtu, materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm.

Të fundit