Flash News

E-TJERA

Në Shqipëri po vjen reja e madhe me rërën afrikanem, rriten temperaturat

Në Shqipëri po vjen reja e madhe me rërën afrikanem, rriten
Foto ilustruese

Që prej fundjavës një re e madhe pluhuri dhe rëre nga shkretëtirat e Afrikës veriore është ngjitur në Europë dhe pritet të zbresë në Ballkan, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Kështu njofton MeteoAlb, ndërsa bën me dije se këto masa ajrore do të ndikojnë në rritjen e temperaturave në vendin tonë.

Qielli nuk do të jetë krejt i kthjellët pasi prezenca e grimcave të ngurta të shkretëtirës do të mjegullojë kthjelltësinë e qiellit në pjesën më të madhe të Europës.

Të fundit