Flash News

E-TJERA

Në shtëpi iu gjetën 56 kg lëndë narkotike dhe armë, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari në Fier

Në shtëpi iu gjetën 56 kg lëndë narkotike dhe
Materialet e sekuestruara

Një person ka rënë në pranga për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë M.XH në fshatin Cakran. Uniformat blu kishin infomacion për veprimtarinë  e paligjshme të 42-vjeçarit

Këtij të fundit iu gjetën në banesë 56.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2785 fara kanabisi, fidanë të kultivuar në vazo lulesh, 1 armë gjahu, 2 celularë dhe sende që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Mbi të rëndojnë akuzat për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike".

Të fundit