Flash News

E-TJERA

Në SPAK për ‘Toyota Yaris’, Lala: Nuk ishte e vetmja ngarkesë, belgët i drejtuan Bashës 3 pyetje

Në SPAK për ‘Toyota Yaris’, Lala: Nuk ishte e vetmja

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja lidhur me çështjen ‘Toyota Yaris’, ku u kapën 3.4 milionë euro në 2018.

E ftuar në Opinion, Lala tha se belgët i drejtuan Lulzim Bashës, teksa u thirr pasditen e sotme për më shumë se dy orë në SPAK tri pyetje.

“Bashës i drejtuan tri pyetje thelbësore për këtë çështje, e para kush është personi që e informoi, e dyta a ka informacion përtej asrtre që ka deklaruar në Kuvend dhe e treta mënyra se si Basha e mori informacionin, me bisedë telefonike me mesazh etj. Në dijeninë time Basha është informuar nga një emigrant shqiptar në Belgjikë”.

Po ashtu, Lala tha se ky nuk ishte i vetmi rast i makinave Toyota që ndiqnin të njëjtin itinerar dhe vinin nga Blegjika.

“Nga të gjitha hetimet, ka dalë që të dy personat, shoferi dhe shoqëruesi i tij si nga autoritetet shqiptare dhe ato belge nuk kanë patur dijeni se në çfarë konsistonte ngarkesa.

Kjo nuk ishte e vetmja ngarkesë me Toyota Auris, nga Belgjika. Kanë ardhur edhe dy ngarkesa të tjera të konfirmuara”, tha Lala.


 

 

Të fundit