Flash News

E-TJERA

‘Në turr të sëmës”, si u prit kryeministri Rama në Kosovë (VIDEO)

‘Në turr të sëmës”, si u prit kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama, ndodhet pasditen e kësaj të enjte në Kosovë, në kuadër të një turi ballkanik.

Por mesa duket kryeministri nuk është mikpritur ashtu sic pretendonte . Sapo Rama zbriti nga makina e tij për tu takuar me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, një qytetar ka bërtitur me të madhe “O tradhtar’.


Lidhur me këtë thirrje Rama nuk ka reaguar, por ka vazhduar në drejtim të Presidencës.

Ndërsa një qytetar tjetër, ka dalë në formë proteste para Kuvendit të Kosovës.

Më dy pankarta në duar qytetari shpreh revoltën e tij, ndaj qasjes që ka treguar Rama lidhur me tensionet Kosovë-Serbi.

“Me turin tënd ballkanik në turr të s’ëmës – Edi Rama – jo i mirëseardhur! Edi Rama ik te Vuçiqi! Edi Rama shko në Ballkan të Hapur”,– shkruhet në pankartat e qytetarit.

Të fundit