Flash News

E-TJERA

I kërkuari i ikën 'për duarsh', policia ‘iu sul’ gazetarit, Berisha: Kjo është fytyra e vërtetë e narkoshtetit!  

I kërkuari i ikën 'për duarsh', policia ‘iu

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dhunës së forcave policore ndaj gazetarit të Neës 24, Ergys Gjençaj, i cili u shtri për tokë teksa ishte duke filmuar një operacion policor.

Berisha ka publikuar në Facebook, denoncimin e një qytetari, krahas të cilit është bashkangjitur edhe video nga momenti i sulmit ndaj gazetarit. Berisha e cilëson si një sjellje shtazarake reagimin e policisë ndaj gazetarit, teksa thekson se "kjo është fytyra e vërtetë e nakroshtetit".

"Narkopolicia nuk ndalon delinkuentin por i versulet si shtaze gazetarit! Shikoni si shtrijne perdhe gazetarin sepse po bene detyren e tij. Kjo eshte fytyra e vertet e narkoshtetit!", shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Narkopolicia nuk ndalon delinkuentin por i versulet si shtaze gazetarit!

Shikoni si shtrijne perdhe gazetarin sepse po bene detyren e tij.

Kjo eshte fytyra e vertet e narkoshtetit!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr Nje ngjarje e rend ka ndodhur ne rruget e kryeqytetit,ku police te veshue civil ndalojn nje makine ne rruge per kontroll,pasi i afrohen makines perdorin nje fjalor ordineresh duke i bo thirrje te dalin nga makina,por keta te fundit i japin gaz dhe largohen,ku per pak rrezikohet jeta e nje punonjsi te policise,pasi deshtojn me ndalimin e benzit i versulen gazetarit te neës 24 dhe e shtrijn pertoke pse po filmonte!


 

 

 

 

Të fundit