Flash News

E-TJERA

Në zemër të kryeqytetit, vdekja varet në ajër/ Kabujt elektrikë presin viktimën e radhës

Në zemër të kryeqytetit, vdekja varet në ajër/ Kabujt

Në rrugën e Elbasanit, mes kalimtarëve dhe qarkullimit të pandërprerë të makinave, disa kabuj elektrikë varen në ajër e disa prej tyre vetëm një metër larg nga toka.

Në një video të dërguar në redaksinë e Politiko.al, shihet qartasi se sa rrezikshmëri krijojnë këto kabuj elektrik të cilët janë lehtësishtë të arritshëm nga njërëzit dhe aq më tepër nga makinat.


Vetëm muajt e fundit, disa qytetarë në zona të ndryshme të vendit kanë humbur jetën si pasojë e kontaktit me kabuj elektrikë të dëmtuar apo të vendosur pa standarde sigurie.

Tragjeditë e tilla kanë ndodhur si në qendra urbane, ashtu edhe në fshatra, duke nxjerrë në pah mungesën e kontrolleve dhe mirëmbajtjes nga institucionet përgjegjëse.

Në zemër të kryeqytetit, vdekja varet në ajër/ Kabujt

Ndërkohë, autoritetet heshtin. Asnjë institucion nuk merr përsipër përgjegjësinë për kontrollin e rregullt të rrjetit elektrik publik apo për ndërhyrje të menjëhershme kur konstatohet rrezik./POLITIKO

Të fundit