Flash News

E-TJERA

Negociata për kamp azilantësh në Shqipëri? Sekretarja britanike takon Çuçin, zbardh marrëveshjen që nënshkruan

Negociata për kamp azilantësh në Shqipëri? Sekretarja

Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme Priti Patel u takua me zyrtarë shqiptarë dje, pas raportimeve se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria ishin në bisedime në lidhje me mundësinë për ngritjen e një qendre azili, në vendin tonë, për emigrantët që tentojnë të shkojnë në Britaninë e Madhe, raporton cityam.

“E lumtur që takova Bledi Çuçin këtë pasdite. Shqipëria është një partner kyç në trajtimin e disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballemi, nga migrimi i paligjshëm te krimi i organizuar.

Sot ne nënshkruam një marrëveshje të re për të ndarë ADN-në mes forcave të rendit, për të përshpejtuar hetimet penale”, shkruan Patel.

Negociata për kamp azilantësh në Shqipëri? Sekretarja

Zëvendëskryeministri Dominic Raab konfirmoi vetëm javë më parë se qeveria po shikon mënyra për të ngritur një kamp azilantësh jashtë vendit, si një përpjekje për të ndaluar kalimet e tyre me gomone.

Megjithatë, Shqipëria mohoi fuqimisht se nuk do të jetë kurrë një vend, ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se qeveria e tij “nuk do të pranojë kurrë refugjatë për vendet më të pasura”, raportoi Times.

Bisedimet pasojnë tragjedinë e javës së kaluar, ku 27 persona u mbytën në brigjet e Francës pas fundosjes së gomones teksa po transportonte emigrantë për në Britani, i cilësuar si një nga incidentet më vdekjeprurëse në Kanalin anglez gjatë viteve të fundit.

Të fundit