Flash News

E-TJERA

Negociata për vettingun? Rama: Nuk dua ta mendoj që opozita do t’i rikthehet llogores së vjetër

Negociata për vettingun? Rama: Nuk dua ta mendoj që opozita do

Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë negociata me liderin e opozitës, Lulzim Basha lidhur me zgjatjen e afatit për mandatin e institucioneve të vettingut në drejtësi.

Duke folur në Euronews Albania, Rama tha se shpreson që opozita nuk do t’i rikthehet llogores së vjetër për të kundërshtuar vettingun në drejtësi.

Ne kemi votat tona dhe nuk dua ta mendoj që edhe njëherë nga e para opozita do t’i rikthehet llogores së vjetër. Ky është një proces ndërpartiak dhe me interes kombëtar si dhe lidhet me sigurinë dhe prosperitetin e vendit”, tha Rama.

Sipas Ramës, ndërprerja e procesit të vetingut në këtë moment do të ishte një katastrofë për reformën në drejtësi dhe se shtyrja e afateve është një interes madhor për vendin ndaj shtoi se për këtë çështje uronte që opozita nuk do të bëhet pengesë.

Nuk dua ta besoj se opozita do t’i dalë sërish përballë (faktorit ndërkombëtar). Nuk është puna se po i del përballë qeverisë por një domosdoshmërie. Reforma në drejtësi ka një tërësi faktorësh, qeveria, opozita, SHBA dhe BE”, tha Rama.

 

 

Të fundit