Flash News

E-TJERA

Negociatat Ligë-Qeveri, ministrja e Financave: Ligji i sponsorizimit është rrugëtimi më i qëndrueshëm

Negociatat Ligë-Qeveri, ministrja e Financave: Ligji i sponsorizimit
Ministrja e Financave, Anila Denaj

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka deklaruar së fundmi se Liga dhe Qeveria janë ende në fazën e negociatave, teksa e ka cilësuar pozitiv faktin që palët u ulën në tavolinë për të biseduar.

Në një prononcim për emisionin “Sport News”, Denaj theksoi se bisedimet do t'i qëndrojnë metodologjisë së biznesit dhe ligjit të sponsorizimit, në mënyrë që të nxiten investimet.

Më tej ajo është shprehur se ligji i sponsorizimit, sipas ministres së Financave, është një rrugëtim më i qëndrueshëm, më i saktë dhe më transparent.

“Me Ligën e Futbollit ndahemi me skemën se si të bëhet sponsorizimi. Ne i qëndrojmë metodologjisë së biznesit, të cilat kanë interes që të sponsorizojnë, të ndjekin Ligjin e Sponsorizimit dhe elementë të veçantë të tij të cilët po përmirësohen edhe me këtë alternativë të tretë, për të nxitur investimet.

Ndërsa, Liga ka kërkuar edhe më herët, që një pjesë të shkëputet automatikisht nga tatimi i fitimit dhe të kalojë për sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti.

Ne mendojmë që ligji i sponsorizimit është një rrugëtim më i qëndrueshëm, më i saktë dhe më transparent. Ne i mbetemi këtij opinioni si Ministri Financash”, deklaroi minitrsja Denaj.

Ndërkohë, e pyetur në lidhje me faktin që presidenti i FSHF-së, Duka, është shprehur se propozimi i qeverisë nuk prodhon asnjë të ardhur ose prodhon vetëm teorikisht, ajo u përgjigj: “Unë nuk mund të debatoj në distancë me zotin Duka.

Nëse do të ishte në tavolinë me ne, sigurisht që do të debatonim. Ai kishte nisur persona të tjerë përfaqësues, të cilët ishin të mendimit ndryshe”.

Të fundit