Flash News

E-TJERA

Negociatat me BE, Soreca: Konferenca ndërqeveritare ndoshta realizohet në fund të këtij viti

 

Negociatat me BE, Soreca: Konferenca ndërqeveritare ndoshta realizohet

Teksa ka komentuar zhvillimet politike, ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, është shprehur se ndjen keqardhje për mungesën e konsensusit lidhur me  reformën zgjedhore.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Soreca theksoi se ka mirëpritur vendimin e Presidentit dhe Parlamentit për nxjerrjen e dy vendeve vakant për Gjykatën Kushtetuese.

Më tej ai shtoi se KLGJ duhet të bëjë vlerësimin dhe ky është një kusht që duhet të përmbushet në javët në vijim për fatin e konferencës së parë ndërqeveritare.

Soreca përmendi edhe marrëveshjen e 5 qershorit, për të cilën nënvizoi se është një hap shumë i rëndësishëm.

Sa i përket negociatatve, ai tha se shpreson që Shqipëria të bëjë segmentin e fundit me qëllim që komisioni të marrë vendimin për konferencën ndërqeveritare, ndoshta në fund të këtij viti.

“Ne kemi vite që flasim me Shqipërinë dhe BE flet me Shqipërinë. Vendimi i marrë në Mars për negociatat u mor në një moment të vështirë. Shumë kushte janë përmbushur dhe Shqipëria është shumë afër plotësimit të të gjitha prej tyre. Kam mirëpritur vendimin e Presidentit dhe Parlamentit për nxjerrjen e dy vendeve vakant për Gjykatën Kushtetuese.

KLGJ duhet të bëjë vlerësimin dhe ky është një kusht që duhet të përmbushet në javët në vijim për fatin e konferencës së parë ndërqeveritare. Marrëveshja e 5 qershorit është një hap i rëndësishem.

Shqipëria shpresoj të bëjë segmentin e fundit me qëllim që komisioni të marrë vendimin për konferencën ndërqeveritare ndoshta në fund të këtij viti.

Ju e dini qendrimin e BE për reformën zgjedhore. Ne kemi punuar për marrëveshjen dhe u përmbush kushti për administratën zgjedhore. Ne kemi shprehur keqardhjen që mazhoranca vijon punen pa konsesus dhe është e rëndesishme që të gjendet konsensusi mes palëve.

Duhet të punojnë fort që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme”, theksoi Soreca.

 

 

Të fundit