Flash News

E-TJERA

Negociatat, Rama: Informova Varhely-in për mundësinë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Negociatat, Rama: Informova Varhely-in për mundësinë e ndarjes

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, janë në një konferencë të përbashkët.

Në hapje të kësaj konference, Rama tha se për momentin nuk ndahen nga Maqedonia e Veriut por nëse në qershor nuk do të hapen negociatat, kryeministru tha se do kërkojë ndarjen nga MV.

“Nuk ka asnjë rezervë ndaj nesh por gjithçka lidhet me ngërçin e krijuar nga veto e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Ne jemi në një kurs që e ka përcaktuar pozicionin tonë si konstruktiv dhe të lidhur me Maqedoninë dhe për mos ndarjen. Ky është pozicioni ynë aktual. E njoftova Komisionerin që ne e kemi kryer një proces këshillimi kombëtar dhe mbetet aktivizimi si qasje për ndarje pas mbledhjes së takimit të Këshillit Evropian,"- tha kryeministri Rama.

Të fundit