Flash News

E-TJERA

Negociatat/ Reagon raportuesja e Shqipërisë në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi

Negociatat/ Reagon raportuesja e Shqipërisë në PE: Rruga e

Lidhur me mbledhjen e Parlamentit Europian këtë të martë, për të diskutuar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në BE, ka ardhur një reagim dhe nga raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Santos shkruan se ky është një moment rëndësishëm për Shqipërinë, teksa thekson më tej, se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë në BE duhet të kalojë përmes progresit të bërë deri më tani.

“Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit në Bashkimin Europian duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Këshilli Evropian për Çështjet e Përgjithshme duhet të caktojë një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Besimi i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian e meriton këtë zhvillim.”, shkruan Santos.

Negociatat/ Reagon raportuesja e Shqipërisë në PE: Rruga e

Të fundit