Flash News

E-TJERA

Negociatat/ Rumania kundër ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Negociatat/ Rumania kundër ndarjes së Shqipërisë nga

Rumania është shprehur se nuk e mbështet ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, në procesin e çeljes së negociatave.

Gjatë një vizite zyrtare në Shkup, ministri i Jashtëm rumun Bogdan Auresku, e kundërshtoi ndarjen e dy vendeve nga njëri tjetri, në rast se nuk çelen negociatat.

Homologu i Aureskut, ministri maqedonas Bujar Osmani, nuk e përkrahu ndarjen por tha se Shqipëria kishte të drejtë të ngrinte zërin. Ai u shpreh se ka shpresa që deri në muajin Qershor, ngërçi me Bullgarinë të zgjidhet dhe të dyja vendeve t’iu hapet rruga drejt integrimit evropian.

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me kancelarin Olaf Schoz në Berlin, tha se do të kërkojnë ndarjen nga RMV në rast se negociatat nuk çelen deri në muajin Qershor të këtij viti.

Të fundit