Flash News

E-TJERA

Negociatat Shqipëri-BE, mbahet sot në Bruksel Konferenca e pestë Ndërqeveritare

Negociatat Shqipëri-BE, mbahet sot në Bruksel Konferenca e pestë

Do të mbahet sot pasdite në Bruksel Konferenca  e Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë, për hapjen e bisedimeve për tetë kapituj të rinj të grupit të tretë, i cili lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse.

Këto kapituj përfshijnë politikën ekonomike, punësimin, tatimet, arsimin dhe kulturën, bashkimin doganor si dhe median e transformimin digjital.

Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, politikat tatimore, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit si dhe rritje për bizneset shqiptare.

Deri tani janë hapur negociatat gjithsej për 27 fusha (kapituj dhe kritere) në vetëm tetë muaj, pas hapjes me sukses të Grupkapitullit 1 (Themeloret) më 15 Tetor 2024, Grupkapitullit 6 (Marrëdhëniet me Jashtë) më 17 Dhjetor 2024, si dhe Grupkapitullit 2 (Tregu i Brendshëm) më 14 Prill 2025.

Shqipëria synon që brenda këtij viti të hapen edhe grupkapitujt e mbetur, ndërsa brenda vitit 2027 përfundojmë negociatat duke pasur 2030-ën si vitin e anëtarësimit të plotë në familjen evropiane.

KAPITUJT E GRUPIT TË TRETË

Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)

Kapitulli 16 (Tatimet)

Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)

Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)

Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)

Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)

Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)

Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor)

Të fundit