Flash News

E-TJERA

Negociatat, Soreca: Nesër është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, hera e parë që të gjithë janë pro

Negociatat, Soreca: Nesër është një ditë e
Luigi Soreca

Një ditë para se ministrat e Jashtëm të BE-së të vendosin për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë, ambasadori i Bashkimit Europian  në vendin tonë, Luigi Soreca tha se kushtet janë përmbushur.

Ai u shpreh për "Euronews Albania",  se si asnjëherë më parë, të gjitha vendet anëtare e kanë shprehur qartë mbështetjen për Shqipërinë.

“Nesër është një ditë e rëndësishme. Këshilli do të diskutojë propozimin e Presidencës dhe Komisionit Europian për të hapur negocimin për të dyja shtetet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet i kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli marsin e vitit të shkuar.

Theksoj se nesër është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse të gjitha vendet anëtarë e kanë shprehur qartë mbështetjen për Shqipërinë. Kjo është hera e para që ndodh. Holanda, Spanja, Danimarka, Franca, Gjermania, të gjitha vendet thonë se Shqipëria ka përmbushur atë që i është kërkuar”, u shpreh ambasadori.

Ky i fundit tha se Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë. Duke theksuar se ky është viti i Ballkanit Perëndimor, ai u shpreh se samiti i tetorit nën Presidencën sllovene është shumë i rëndësishëm.

“Është e rëndësishme të përgëzojmë sistemin shqiptar si një i plotë për kryerjen e detyrave të shtëpisë. Për tryezën e parë të negocimit puna duhet të vazhdojë, për të dytën, të tretën dhe kështu me radhë. Në fund, nëse nesër nuk ka ndarje, është e rëndësishme mos të humbim kohë.

Të sigurohemi se këtë vit është viti i Ballkanit Perëndimor. Nën Presidencën sllovene do të ketë në fillim të tetorit një samit shumë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme të shkohet në këtë samit me lajme të mira”, Soreca.

Ai shtoi se ka pas gjasa që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen në rrugën e negociatave.

 

Të fundit