Flash News

E-TJERA

Nën akuzë për falsifikim, ish-zv.ministri Klodian Rjepaj buzagaz në seancën e GJKKO

Nën akuzë për falsifikim, ish-zv.ministri Klodian Rjepaj buzagaz

Në GJKKO u zhvillua seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për të arrestuarit në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit. Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë një vendim.

Nga brenda ambienteve të sallës së gjyqit janë siguruar edhe disa foto të ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, i cili shfaqet duke qeshur teksa trupa gjykuese shqyrton masat e sigurisë.

Ndaj Klodjan Rjepajt është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.

Edhe ndaj biznesmenit Ilir Rrapaj është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

 

Të fundit