Flash News

E-TJERA

Nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash, GJKKO rikthen në detyrë mjekun Edvin Prifti

Nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash, GJKKO rikthen

GJKKO ka vendosur të rikthejë në detyrë mjekun Edvin Prifti, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Ka qenë kërkesa e Priftit që ai të vijojë detyrën si mjek.

SPAK nuk ka përfunduar ende hetimet për Priftin, ndërsa GJKKO argumentoi në vendimin e saj se rikthimi bëhet me qëllim se afati i caktuar për pezullim nga detyra ka përfunduar.

Edvin Prifti u arrestua më 15 shkurt në sallën e gjyqit pasi kishte marrë fillimisht masë për pezullim nga detyra, ndërsa në banesën e tij u gjet një çantë me rreth 380 mijë euro. Mjeku akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën.

Të fundit