Flash News

E-TJERA

Nën akuzë për korrupsion në 22 raste, mbyllen hetimet për Ilir Kapetanin

Nën akuzë për korrupsion në 22 raste, mbyllen hetimet

SPAK ka njoftuar se kanë përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal në ngarkim të ish specialistit të  Shqyrtimit të Dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetanit.

Sipas hetimeve që kanë nisur më 2021, Kapetani ka kërkuar dhe ka marrë përfitime të parregullta, në formën e shumave monetare, nga qytetarë të ndryshëm dhe nga trashëgimtarë të ish pronarëve, në këmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Korrupsioni pasiv i  personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në 22  raste.

Ndërkohë, të pandehurit D.L., A.G., D.D., V.Z., I.L., XH.V., G.T., L.A., J.Z., A.H., V.B., I.K., R.M., L.B., M.I., Y.N. dhe M.SH, të cilët janë subjektet që kanë dhënë përfitimet e paligjshme, janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të kësaj çështje penale.

Të fundit