Flash News

E-TJERA

Nën akuzë për korrupsion, SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren e Korçës

Nën akuzë për korrupsion, SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vite e 6 maj burg për ish-gjyqtaren e Korçës, Mimoza Margjeka, e akuzuar për korrupsion për lirimin e një ta paraburgosuri.

Ish-gjyqtarja akuzohet për “Korrupsion pasiv të qytetarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Po ashtu, SPAK ka kërkuar 4 vite burg për Arben Carën, bashkëshort i Margjekës, 3 vite për Skënder Demirin, 3 vite për Klaudio Zhillën dhe 1.2 vite burg për Nejon Balin.

Të pandehurit akuzohen se i kanë dhënë Margjekës në kohën kur ishte gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë, përmes bashkëshortit, një shumë parash prej 6 000 eurosh me qëllim  ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në atë të “Garancisë pasurore” për Orion Balin, i arrestuar për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Të fundit