Flash News

E-TJERA

Nën akuzë për mosdeklarim pasurie, shtyhet seanca për ish-kreun e Kushtetueses

Nën akuzë për mosdeklarim pasurie, shtyhet seanca për

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Vendimi është marrë pas kërkesës së SPK-ut për të dërguar në gjyq dosjen e ish-gjyqtarit.

Seanca u shty me kërkesën e vetë ish-kryetarit të Kushtetueses me argumentin se duhej të njihej me materialet e dosjes. Bashkim Dedja u shkarkua gjatë procesit të vetingut dhe akuzohet për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Ai u mor si i pandehur në muajin korrik të këtij viti.

Javën e kaluar Gjykata e Posaçme, ktheu në SPAK dosjen e ish-anëtarit të Kushtetueses Fatos Lulo për plotësim të hetimit. Lulo u mor si i pandehur në të njëjtën ditë me Dedjan, dhe po me të njëjtën akuzë.

 

Të fundit