Flash News

E-TJERA

Nën akuzë për vrasjen e Xhuliano Bullarit/ Bledar Selmanaj tenton arratisjen nga spitali i burgut

Nën akuzë për vrasjen e Xhuliano Bullarit/ Bledar Selmanaj tenton

Është parandaluar arratisja e një të dënuari nga spitali i burgut në QSUT. Mësohet se i dënuari që tentoi arratisjen është Bledar Selmanaj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuliano Bullari.

Selmanaj është dërguar mbrëmjen e kaluar në spitalin e burgut në QSUT për t’u kuruar. Me të mbërritur, ai ka dëmtuar shufrat e dritareve me hekur. Në këto momente është diktuar nga grupi i sigurisë, të cilat kanë parandaluar arratisjen.

Kujtojmë se Xhuliano Bullari u gjet i vdekur brenda një makine në Babicë të Vlorës,  i ekzekutuar me tre plumba nga pasagjeri. Ndër pista kryesore e hetimit është prishja e pazareve të drogës mes dy të rinjve.

Të fundit