Flash News

E-TJERA

Nën akuzë për shit-blerje votash, Fredi Beleri del sot para Gjykatës së Posaçme

Nën akuzë për shit-blerje votash, Fredi Beleri del sot para

Kryebashkiaku i zgjedhur më 14 maj në Himarë, Fredi Bleeri do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme.

Beleri ndodhet në burg nën akuzën e shit-blerjes së votës. Seanca në Gjykatën e Posaçme pritet të nisë në orën 13:00. Gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën është Atlanta Zeqiri, ndërsa SPAK do të përfaqësohet nga Dorina Bejko.

Çështja kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme pasi Gjykata e Vlorës shpalli moskompetencë.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ku u shpall fitues për Bashkinë e Himarës. Arrestimi i tij ka sjellë reagime të shumta nga Greqia, e cila ka kërkcënuar Shqipërinë se do të pengojë integrimin e saj në BE, nëse Beleri nuk lirohet.

Të fundit