Flash News

E-TJERA

Prishën barrierën e rrugës për karburantin, me kosto jetët e dy fëmijëve; Prokuroria mandat arresti për 9 zyrtarë të ARRSH Durrës dhe një biznesmen

Zyrtarët e ARRSH-së i kishin krijuar hapësira biznesmenit të ndërhynte në trafikndarse, duke i hequr bordurat metalike në anët e rrugës dhe për pasojë e ka kthyer vendin në burim aksidentesh. Gjatë kësaj periudhe janë shkaktuar gjithsej 2 aksidente, me viktima dhe të plagosur, nga ku vetëm në aksidentin e 7 majit 2016 kanë humbur jetën 2 fëmijë.

Prishën barrierën e rrugës për karburantin, me kosto

9 zyrtarë të ARRSH-së Durrës dhe një biznesmen janë shpallur në kërkim nën akuzën ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘ndërtim pa leje’.

Mësohet se, pas hetimeve disa-mujore Prokuroria e Durrësit ka mundur të zbuloj fakte se zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën, duke i dhënë hapsirë pronarit të një karburanti në Bypassin “Plepa-Rrogozhinë” të vijoi aktivitetin e tij, pavarësisht se ishte ndërtim pa leje, dhe spostuar ndërtimin e mbikalimit dhjetëra metra më tej.

Bazuar në të dhënat e zbuluara, Prokuroria Durrës i është drejtuar me kërkesë Gjykatës për ekzekutimin e masës së sigurisë për zyrtarët: Agron Hasa, Kastriot Braha , Aferdita Basha, Dhurata Lazaj, Astrit Zenelaj, Spartak Tarka, Lek Tushaj, Rezart Arkaxhiu, Xhevat Vataksi, si dhe biznesmenin Mustafa Koka.

Biznesmeni akuzohet se kishte ndërhyrë në trafikndarse, duke i hequr bordurat metalike në anët e rrugës dhe për pasojë e ka kthyer vendin në burim aksidentesh. Gjatë kësaj periudhe janë shkaktuar gjithsej 2 aksidente, nga ku vetëm në aksidentin e 7 majit 2016 kanë humbur jetën 2 fëmijë. Po ashtu në këto aksidente janë plagosur 4 persona të tjerë.

Biznesmeni në bashkëpunim me zyrtarët e ARRSH ka hapur rrugën nga të dy krahët, me qëllim që mjetet të ndalonin ose të ktheheshin nga korsia tjetër për t’u furnizuar me lëndë djegëse në karburantin e tij.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në kuadrin e hetimeve të gjithanshme që po kryen dhe sidomos në hetimin e veprave penale që  kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës dhe të tejkalimit të kompetencave që ligji i ka ngarkuar punonjësve të administratës shtetërore ka regjistruar çeshtjen penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si dhe për vepren penale të “Dhenia e ndihmës për ndertimin e paligjshëm”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199/b dhe 25 të Kodit Penal.

Faktet mbi të cilin është regjistruar ky procedim kanë të bëjnë me një sërë aksidentesh automobilistike që kanë ndodhur në rrugën nacionale Plepa Kavajë dhe konkretisht në kilometrin e  tretë, ndodhet një pikë furnizimi me karburant, i cili dyshohet se është ndërtuar dhe ka marë leje në kundërshtim me ligjin, Kodin Rrugor  LIGJ 8387 /1998, i ndryshuar me Ligjin Nr.10 488, datë 5.12.2011 dhe VKM Nr.153 datë 07.04.2000 “Për miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, e ndryshuar VKM Nr. 298, datë 8.4.2015.

Për këtë rast janë kryer hetime ndaj të dyshuarve Agron Hasa,  Kastriot Braha, Aferdita Basha e Dhurata Lazaj si specialiste inxhiniere të ARSH, Spartak Tarkaj, Astrit Zenelaj,  Leke Tushaj  me cilësinë e drejtorëve të drejtorive të ARSH-së, anëtarë të Keshillit Teknik, të cilët kanë konsumuar elemente të figurës së veprës penale të “Shperdorimi i detyres”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe të vepres penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtimin e paligjshëm”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199/b dhe 25 të Kodit Penal.

Mbi bazen e këtyre fakteve Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës është drejtuar me kërkesë në Gjykatë për caktimin e masave të sigurimit ndaj tyre dhe me datë 14.10.2020 është bërë ekzekutimi i masave të sigurimit të caktuara ndaj shtetasve Agron Hasa, Kastriot Braha , Aferdita Basha, Dhurata Lazaj, Astrit Zenelaj, Spartak Tarka, Lek Tushaj, Rezart Arkaxhiu,Xhevat Vataksi.

Dhe një herë shprehim vendoshmërinë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për zbatimin me korrektësi të ligjit me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të gjithë atyre punonjësve shtetëror të cilët në mënyrë të kundraligjshme përfitojëe nga funksioni që i është dhënë dhe nxjerrin përfitime materiale për të  tretët ose për vete duke dëmtuar pasurinë shtetërore dhe duke sjellë pasoja të rënda për interesat e shtetit dhe të shtetasve në përgjithësi", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit