Flash News

E-TJERA

Nën akuzë për trafik droge, dënohet me 8.8 vite burg truproja e Saimir Tahirit

Nën akuzë për trafik droge, dënohet me 8.8 vite burg

GJKKO ka dënuar me 8.8 vite burg ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Hekuran Marku u dënua fillimisht me 13 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Marku ka shërbyer si truprojë e Tahirit, në një kohë kur u përball me akuza për trafik droge.

Ish-truproja u akuzua për trafik ndërkombëtar droge si bashkëpunëtor i një grupi të strukturuar kriminal. Me kërkes të shtetit shqiptar Marku u ekstradua nga Gjermania.

Emri i tij doli në operacionin e koduar “Shpirti”, gjatë të cilit u rrestuan edhe zyrtarë të lartë dhe bzinesmenë të njohur të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Të fundit