Flash News
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Nën efektin e d*ogës kanosi policinë dhe iu përplasi makinën, arrestohet 40-vjeçari në Vorë
Policia ka arrestuar në flagrancë 40-vjeçarin Elton Andreica (Muça) pas një incidenti në fshatin “Marikaj”, ku ai ka kundërshtuar dhe kanosur punonjësit e policisë. Gjatë patrullimeve të zakonshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë kanë konstatuar një automjet të ndaluar në mes të rrugës, i cili pengonte qarkullimin.
Kur punonjësit e policisë janë afruar për të pyetur drejtuesin e automjetit, ai ka nisur të ofendojë dhe kërcënojë policët, duke goditur madje dhe automjetin e policisë në përpjekje për t'u larguar.
Testimi për drogë ka treguar se 40-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që drejtonte automjetin.
Pas arrestimit, është zbuluar gjithashtu se Elton Andreica (Muça) ka qenë i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë,” “Vjedhje me armë,” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Policia ka sekuestruar në banesën e tij municion luftarak.