Flash News

E-TJERA

Nën hetim nga SPAK, KLP largon nga detyra kreun e Prokurorisë së Sarandës

Nën hetim nga SPAK, KLP largon nga detyra kreun e Prokurorisë së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka larguar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho.

Ky i fundit ishte pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO pasi SPAK ka nisur hetim për korrupsion ndaj tij.

Sipas SPAK, Llaho ka kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., duke caktuar masën “Ulje page në masën 20% për 3 muaj”, përkundër propozimit të ILD për “Ulje page në masën 40% për 1 vit”, ndërsa ka pranuar plotësisht propozimin e ILD për masën “Largimi nga detyra e kryetarit”, thuhet në një njoftim të KLP.

Të fundit