Flash News

E-TJERA

Nën hetim nga SPAK, qeveria shkarkon vartësit e Ballukut, emërohen drejtuesit e rinj të ARRSH dhe KESH

Nën hetim nga SPAK, qeveria shkarkon vartësit e Ballukut,

Hetimi i SPAK ka sjellë furtunë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në vendimin e fundit të qeverisë, janë shkarkuar nga detyra kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, dhe kreu i KESH, Erald Elezi, të dy të marrë të pandehur nga SPAK, në dosjen “Balluku”.

Në vend të Gjylit është emëruar Ami Kozeli e cila u lirua nga detyra si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë Viola Haxhiademi është emëruar në krye të KESH, institucion që drejtohej nga Ermal Elezi.

Të fundit