Flash News

E-TJERA

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata rrëzon kërkesën e mjekut Edvin Prifti

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata rrëzon

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar për të disatën herë kërkesën e mjekut Edvin Prifti për të ndryshuar masën e sigurisë “Pezullim nga detyra”.

Më 7 shtator Gjykata e Lartë la të pandryshuar masën e sigurisë “Pezullim nga detyra” për mjekun Edin Prifti. Kolegji Penal vendosi të mos pranonte kërkesën e tij për të ndryshuar masën e sigurisë duke hedhur poshtë edhe kërkesën e SPAK për të rikthyer mjekun në qeli.

SPAK kërkoi rikthimin e Priftit në qeli me argumentin se kishin siguruar prova të mjaftueshme se mjeku kishte krijuar një skemë të mirëfilltë në dhënien e faturave tatimore false për të shmangur pagimin e tatimeve.

Ndalimi dhe arrestimi i Edvin Priftit çoi në burg edhe gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi dhe shtatë persona të tjerë.

 

Të fundit